MSH furnizon SHSKUK-në me ilaçin Remdesivir për trajtimin e pacientëve me Covid-19

2021-09-15 në ora 15:16

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.

Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë.

“Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç. Msh ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Kujtojmë se Remdesiviri është një nga ilaçet e vendosura në udhërrëfyesin e MSH-së për trajtimin e Covid-19 në Kosovë të miratuar nga ministri Arben Vitia para disa javësh. /Gazeta Shneta/