I plotësuar – Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për vdekjen e dy pacientëve nga koronavirusi Covid-19.
MSH ka njoftuar se pacienti mashkull i moshës 59-vjeçare nga Prishtina me iniciale S.N. ka ndërruar jetë në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm, shkruan Gazeta Shneta.
“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq rreth 4 orë më vonë ka ndërruar jetë gruaja 70-vjeçare nga fshati Korishë e Prizrenit, e cila poashtu kishte disa diagnoza të tjera.
“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Pas këtyre dy vdekjeve numri i viktimave në Kosovë ka shkuar në tre, ndërsa numri i të prekurve aktualisht është 145. /Gazeta Shneta/
———————————————————————————————–
09:10 Lajmi i fundit: Vdesin dy pacientë nga koronavirusi në Klinikën Infektive
Një lajm i rëndë vjen nga Klinika Infektive në QKUK ku kanë ndërruar jetë dy pacientë që kanë qenë të shtrirë nga koronavirusi Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes raportit të Klinikës Infektive. Numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në tre, ndërsa të prekur nga virusi në 145.
Vijon…