Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar profesionistët shëndetësor se aplikimi për provimin e licencës do të mbahet nga data 1 deri më 7 të çdo muaji.
Dokumentet për aplikim pranohen brenda këtyre datave, ndërkaq provimi i licencës do të organizohet pas datës 7.
“Njoftohen profesionistët shëndetësor të gjitha lëmive se aplikimi për provim të licencës, bëhet prej datës 1 deri më 7 të çdo muaji.
Brenda kësaj periudhe pranohen dokumentet e paraqitura për aplikim, ndërsa provimet organizohen pas dates 7, sipas grupeve të caktuara”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/