Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim për mbylljen e përkohshme të të gjitha ordinancave private stomatologjike si dhe banjave që ofrojnë trajtimin e rehabilitimit.
Vendimi i MSH-së i cili është marr sot ka urdhëruar institucionet stomatologjike publike në të tri nivelet në gjithë territorin e Kosovës që të punojnë vetëm me rastet urgjente, respektivisht ato për menaxhimin e dhimbjeve dhe indikacionet për nxjerrje të dhëmbit.
“Urdhërohen menjëherë të ndërprejnë punën të gjitha institucionet shëndetësore private spialore në të gjithë territorin e Kosovës që ofrojnë shërbimet për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbimet e terapisë fizikale me rehabilitim(Banja e Kllokotit, Nëna Naile dhe Onix Spa)”, thuhet në pikën dy të vendimit.
“Urdhërohen menjëherë të ndërprejnë punën të gjitha institucionet shëndetësore private jashtë spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës si ambulancat stomatologjike, ambulancat e terapisë fizikale dhe ambulancat specialistike të mjekësisë fizikale”, thuhet në pikën 3.
Në vendim është obliguar Inspektorati Shëndetësor që të marr veprimet e menjëhershme për zbatimin e këtij vendimi. /Gazeta Shneta/