Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot një vendim për masat e përgjithshme për mbrojtje nga pandemia Covid-19.
Pika një e këtij vendimi “Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Bashkë me vendimin e Zemajt është publikuar edhe udhëzuesi për përdorimin e maskave, në bazë të të cilit qytetarët obligohen të vendosin maska ose të mbajnë distancë fizike, në të kundërt do të përballen me gjoba sipas Ligjit kundër pandemisë.
Udhëzuesi obligon fëmijët mbi moshën 10 vjeçare ose nxënësit prej klasës së pestë të shkollës fillore që të mbajnë maska.
Maska është obligative në të gjitha ambientet e mbyllura ku nuk mund të mbahet distanca, në transport publik, në qendra tregtare, në kisha dhe xhami, etj.
Maska nuk është obligative për personat që kanë probleme me frymëmarrje por për këtë nevojitet dëshmia, nëse jeni vetëm në veturë, ose nëse kërkohet heqja e maskës nga përfaqësuesit e autoriteteve sikurse Policia apo punëtorët shëndetësorë.
Më poshtë e gjeni udhëzuesin e plotë se kur duhet dhe kur nuk duhet të mbani maskë. /Gazeta Shneta/