Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se terminet për vaksinim të caktuara më datën 20 korrik, janë shtyrë për një ditë më vonë për shkak të festës së Bajramit.
“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH ka thënë se ora e vaksinimit mbetet e njëjtë sikurse është caktuar në platformën eKosova.
“Qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, MSh u ban thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19. /Gazeta Shneta/