Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kardiologut invaziv Dr. Sami Gjoka.
“Ministria e Shëndetësisë e vlerëson lart profesionalizimin dhe kontributin e dr. Samiut në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK dhe shpreh empatinë dhe solidaritetin e saj të plotë me familjen e tij në përballimin e kësaj humbje të madhe”, thuhet në ngushëllimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.
Telegrami i plotë:
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ngushëllon familjen e kardiologut kosovar Dr. Sami Gjoka me rastin e ndarjes së tij nga jeta dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku shërbeu ai.
Në këtë kohë të vështirë kur sistemit shëndetësor të vendit i duhet ndihma dhe kontributi profesional i çdo profesionisti shëndetësor, ndarja nga jeta e dr. Sami Gjokës është një humbje e madhe për familjen, kolegët, pacientët dhe miqtë e tij dhe shëndetësinë e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë e vlerëson lart profesionalizimin dhe kontributin e dr. Samiut në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK dhe shpreh empatinë dhe solidaritetin e saj të plotë me familjen e tij në përballimin e kësaj humbje të madhe.
Pehu në paqe, i dashuri dr. Sami!