Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur kategoritë e qytetarëve që do të ftohen për vaksinim, pas ardhjes së kontingjentit prej mbi 80 mijë vaksinave nga Pfizer.
MSH ka bërë të ditur se vaksinën do të mund të marrin qytetarët mbi moshën 55-vjeçare, ata me sëmundje kronike pa dallim moshe, si dhe një pjesë e profesionistëve, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:
Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:
- Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare
- Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe
- Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit
- Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.