Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është ulur koha e marrjes së dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19 nga gjashtë në tre muaj.
Ky vendim i MSH-së vjen vetëm një ditë pasi u identifikuan nëntë raste të variantit Omicron në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.
“Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/