Zakonisht priremi ta shohim astrologjinë si një lojë argëtuese, por sipas shkencëtarëve amerikanë të Columbia University Medical Center ekzistojnë arsye të vlefshme shkencore sipas të cilave muaji i lindjes mund të jetë përcaktues i gjendjes shëndetësore të një personi. Studiuesit kryen një studim 14-vjeçar në të cilin morën pjesë 1.7 milionë pacientë të trajtuar një spitalin Presbyterian të New York-ut gjatë viteve 1985-2013. Pacientët i përkisnin moshave 20 -60 vjeç. Ata analizuan të dhënat e më shumë se 1688 patologjive të ndryshme dhe zbuluan që afro 55 prej tyre ishin të lidhura drejtpërdrejt me muajin e lindjes së pacientëve. Gjatë këtij studimi u zbuluan po ashtu edhe 16 sëmundje të reja kardiake, çka i i jep një hov të ri shkencës së mjekësisë dhe farmaceutikës. Zbuloni lidhjen mes muajit të lindjes dhe sëmundjes që mund të vuani :
Janar: Të lindurit në janar kanë probleme me ulcerat gastrike, konstipacionin (kapsllëkun), migrenën etj. Meshkuj e lindur në janar vuajnë nga probleme të gjëndrës tiroide 3 herë më pak në krahasim me ata që kanë lindur në shtator.
Shkurt: Studimet e ndryshme kanë treguar se të lindurit në shkurt janë më të rrezikuar të kenë probleme kardiovaskulare, gjëndrat tiroide dhe të vuajnë nga osteoartriti.
Marsi: Meshkujt e lindur në mars paraqesin probabilitet më të lartë për të patur probleme që lidhen me astmën, kataraktin dhe qarkullimin e gjakut. Nga ana tjetër, femrat e lindura në mars vuajnë nga kapsllëku, konstipacioni dhe artriti.
Prill: Meshkujt e lindur në prill janë më të predispozuar të kenë probleme me astmën, gjëndrat tiroide dhe osteoporozën. Kurse gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet që lidhen me frymëmarrjen si bronkiti dhe Angina Pektoris (sëmundje e zemrës e karakterizuar nga shtrëngimi në gjoks)
Maj: Maji është muaji kur lulëzon gjithçka, por mesa nuk mjafton që meshkujt e lindur në këtë muaj të jenë imunë ndaj depresioni. Ata shfaqin gjithashtu probabilitet të lartë të preken nga diabeti. Kurse zonjat e zonjushat të lindura në maj duhet të kenë kujdes me regjimin ushqimor, sidomos me problemet e jashtëqitjes dhe me alegjitë kronike.
Qershor: Edhe pse të lindurit në qershor shquhen për pozitivitetin që i karkaterizon, studimet kanë treguar se ata preken nga ciklothymia, ndryshime të gjendjes emocionale. Gratë e lindura në qershor shfaqin probleme reumatizmale, si dhe rrezikojnë të preken nga artriti. smë pak gjasa të vuajnë nga dhimbja e shpinës.