Një analizë gjithëpërfshirëse e të dhënave të paraqitura nga përdoruesit e aplikacionit ‘Studim mbi Simptomat Covid” në Mbretërinë e Bashkuar, sugjeron që suplementet mund të mbulojnë hendekun, ndërkohë që procesi i vaksinimit mund të merr kohë.
Me 1.4 milion përdorues që marrin pjesë në aplikacion, kjo formë përbën studimin më të madh të deritanishëm mbi plotësimin e vitaminave dhe rrezikun e Covid-19, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
“Ne kemi kërkuar për ndonjë korrelacion midis marrjes së suplementeve dhe raportimit të testimit pozitiv për Covid-19 duke përdorur një PCR ose test serologjik, ose që kemi simptoma parashikuese të Covidit, tha studiuese kryesore Dr. Cristina Menni.
Ajo vazhdoi: “Ne zbuluam se multivitamina, vitamina D, omega-3 dhe shtesat probiotike të gjitha kishin një efekt të vogël mbrojtës kundër testimit pozitiv për virusin“.
“Në të kundërt, ne nuk pamë aspak efekt mbrojtës për shtesat e tjera që shikonim si vitamina C, hudhra dhe zinku”.
Sidoqoftë, kur Dr. Cristina dhe ekipi i saj ndanë rezultatet e tyre sipas gjinisë, u shfaq një model interesant.
“Ne zbuluam se multivitaminat, vitamina D, omega 3 dhe shtesat probiotike të gjitha në mënyrë modeste ndihmuan në mbrojtjen e grave, por ne nuk pamë të njëjtin efekt mbrojtës të qëndrueshëm për burrat. Ky ishte një rezultat befasues,” tha Dr. Cristina.
Dr. Cristina shpjegoi se suplemente mund të ofrojnë më shumë mbrojtje për gratë për shkak të ndryshimeve në sistemin imunitar midis meshkujve dhe femrave.
Sipas studiuesve, njerëzit që marrin vitamina dhe shtesa të tjera mund të kenë më shumë gjasa të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe të ndërmarrin hapa për të shmangur virusin, si mbajtja e maskave dhe larja e shpeshtë e duarve. /Gazeta Shneta/