A mund të bëni seks kur partnerja është shtatzënë?

2017-03-02 në ora 11:52

“A është e sigurtë apo jo…?”,- kjo është pyetja që shqetëson pothuajse të gjitha femrat shtatëzëna. Shpesh ato mendojnë se aktiviteti seksual gjatë kësaj periudhe mund të jetë i demshëm për shëndetin e foshnjes.

Por fakti është se gratë shtatëzëna mund ta praktikojnë seksin sepse nuk ka asnjë rrezik për foshnjen, por as për nënën e ardhshme. Femra mund të shijojë marrëdhënien seksuale vetëm pasi shtatëzania të ketë progresuar.
Shtresa e trashë e mukozës që vesh qafën e mitrës e mbron foshnjën nga çdo lloj infeksioni.
Thuhet se një marrëdhënie e shëndetshme gjatë shtatzanisë mund të ulë rrezikun e lindjes së parakohshme.
Por ka disa periudha të caktuara kur seksi mund të jetë rrezik për shtatëzaninë. Shmangeni aktivitetin seksual nëse:
– Vëreni gjakderdhje gjatë shtatëzanisë
– Nëse partneri ka herpes gjenitale
– Keni dhimbje barku apo dhimbje barku.
– Keni rrjedhje ujërash