A mund të diagnostifikohesh me kancer gjatë shtatzanisë? Nëna ndan historinë e saj me kancer të gjirit

2020-06-14 në ora 19:30

Kur Xhesika Storm ishte 28 javë shtatzënë, ajo ndjeu një gungë në njërin nga gjinjtë e saj. Ndërsa ajo mendoi se ka të ngjarë një tub qumështi i bllokuar, telefonoi mjekun e saj.

“Kanceri i gjirit do të ishte gjithnjë diçka që më vinte në mendje. Por, asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush të kishte kancer sa ishte shtatzënë”, tha Storm, transmeton Gazeta Shneta.

Ajo bëri një sonogram dhe biopsi. Menjëherë pas kësaj, ajo mori diagnozën e saj, kancer i trefishtë negativ i gjirit.

Mjekët e dinin se nuk mund të prisnin për të filluar kimioterapinë derisa ajo të lindte. Por, pak gjëra në jetën e Srotm ndoqën planet e saj.

Ajo lindi vajzën para kohe dhe dy javë më vonë, nisi kimioterapinë në 11 cikle. Ndërsa shumë prindër ankohen se duhet të zgjohen natën për t’u kujdesur për vajzën, Stom kishte tjetër energji.

“Anjëherë nuk jam ankuar për t’u ngritur në mes të natës sepse isha ende gjallë. Mbaj mend që merrja në krah dhe qëndroja duke e shikuar foshnjën deri në orën 2 të mëngjesit dhe isha mirënjohëse për të”, tha ajo.

Pas kimioterapisë ajo iu nënshtrua operacionit në nëntor dhe mësoi se nuk kishte asnjë shenjë sëmundjeje.

Pas këtyre cikleve, Storm ka kaluar rreth 2 vite me trajtime për kancerin.

“Nëse keni një jetë për të jetuar, ju e keni fituar më të mirën. Thjeshtë më pëlqen të jem në momente dhe vlerësoj të gjitha gjërat e vogla”, tha ajo. /GazetaShneta/