Disa nga varietetet e çajit bimor janë përdorur prej kohësh nga mamitë dhe gjyshet për të nxitur lindjen në fund të një shtatëzënieje të gjatë. Nëse jeni me vonesë, mund të keni nevojë për të nxitur lindjen duke përdorur këto metoda.
Këtu janë disa nga varietetet e çajit që posedojnë veti që ndihmojnë përshpejtimin e procesit të lindjes shkruan FirstCryParenting, transmeton Gazeta Shneta:
–Çaji i gjetheve të mjedrës së kuqe
Çaji i bërë nga fleta e mjedrës së kuqe është gjoja e dobishme për tonifikimin e muskujve të mitrës i cili do ta ndihmojë atë të funksionojë në mënyrë më efikase kur të shkoni në procesin e lindjes.
Rekomandohet të filloni të merrni doza në rritje të çajit gradualisht nga koha kur keni rreth 32 javë shtatëzanie.
– Çaji kanellë dhe karafil
Kanellë dhe karafili janë erëza që janë të sigurta për tu konsumuar në sasi të kufizuar gjatë shtatëzanisë.
Efektiviteti i kanellës dhe çajit të karafilit në nxitjen e lindjes nuk janë demonstruar në një masë të besueshme edhe pse është provuar me barëra të tjera si nxitës të lindjes. /Gazeta Shneta /