A mund të ushqeni fëmijën me gji nëse keni vendosur silikon, ja përgjigja e mjekëve

2018-02-05 në ora 16:20

Vendosja e silikonit bën që një grua të ndihet më e bukur, të ketë më shumë besim në vetvete, por, nga ana tjetër, sjell edhe shumë dilema të tipit: A janë të dhimbshme? A janë të shëndetshme? A janë të përhershme apo të përkohshme?

Një pyetje që ngrihet shpesh është edhe nëse mund të ushqehet një fëmijë me qumësht gjiri nëse nëna ka vendosur silikon. Ja cilat janë disa nga gjërat që duhet t’i dini para se të vendosni të kryeni një operacion të tillë.

A mund të ushqeni fëmijën me qumësht gjiri?

Po, është e mundur që nëna ta ushqejë fëmijën e saj me qumësht gjiri, kjo në varësi të përmasave dhe vendosjes së implanteve, gjithashtu edhe në varësi të llojit të ndërhyrjes kirurgjikale.

Implantet e gjoksit mund të jenë të mbushur me ujë të kripur ose silikon dhe shumë njerëz mund të pyesin nëse këto kimikate mund të përzihen me qumështin e gjirit. Ekspertët e ushqyerjes me gji besojnë se këto kimikate nuk përzihen me qumështin dhe nëna mund ta ushqejë fëmijën e saj me qumësht pa asnjë problem.

Ja cilat janë rastet kur ju duhet të filloni të shqetësoheni:

  • Kur nuk keni qumësht 5 ditët e para pasi keni lindur
  • Kur foshnja juaj bën pis më pak se 6 pelena në ditë, 4 ose më shumë ditë pasi ka lindur.
  • Nëse nuk urinon të paktën 3 herë në ditë, për çdo ditë.
  • Fëmija juaj pi qumësht më pak se 8 herë në ditë.
  • Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm qumësht.
  • Nëse vini re një masë të ngurtë në gjirin tuaj.
  • Nëse keni dhimbje në gjoks gjatë procesit të ushqyerjes së fëmijës tuaj.
  • Duhet të kërkoni ndihmë të menjëhershme nëse fëmija juaj është i dehidratuar. Disa nga shenjat e dehidratimit te fëmijët e vegjël janë, lëkura e thatë, frymëmarrje e shpejtë, rrahje të shpejta të zemrës dhe pak pelena të ndotura. Shenjat mund të vërehen edhe në sjelljen e tij, si lodhje dhe irritim i lehtë./Gazeta Shneta/