Jacky Edwards, 47-vjeçe, nga Britania e Madhe, nuk ishte në gjendje të niste një shtatzëni të fundit.
Por vajza e saj, Katherine, 30-vjeçe, i doli në ndihmë duke e zëvendësuar në shtatzëni, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo mori një avokat dhe u pajtua që të paguhet për shpenzimet e saj me 1 mijë funte në muaj, për shtatzëninë me spermatozoidin e bashkëshortit të nënës, Paulit.
Pas nëntë muajve, lindi djali të cilin e pagëzuan me emrin Caspian. Mjekët thanë se ai ka ardhur në jetë në gjendje shëndetësore të mirë.
“Ishte moment i mahnitshëm. Mjekët ma sollën djalin direkt te unë sepse Katherine nuk donte të lidhej me të dhe dëshironte që këtë moment ta shijoja unë”, ka deklaruar nëna 47-vjeçe. /Gazeta Shneta/