Ndërsa shumica e nënave në mbipeshë kanë shtatzani të shëndetshme, mbajtja e kilogramëve shtesë rrit rrezikun e një numri të ndërlikimeve të shtatzanisë dhe lindjes.
Tani, një studim i ri i botuar në revistën Pediatrics tregon se bebet jo vetëm nënat por edhe baballarët të cilët janë në mbipeshë para konceptimit mund të kenë më shumë të ngjarë të vuajnë nga një numër vonesash zhvillimore për disa vjet jetë, transmeton Gazeta Shneta.
Autorët zbuluan se fëmijët e nënave në mbipeshë kishin më shumë vështirësi sesa ata të prindërve me peshë normale. Fëmijët që kishin baballarët në mbipeshë, ishin më të ulët në disa aftësi të tjera si ushqimin, luajtjen dhe veshjen.
Çfarë do të thotë kjo për prindërit?
Autorët mendojnë se gjatë shtatzanisë, një sërë faktorësh lidhen me mbipeshën si sheqeri i lartë në gjak, mungesa e lëndëve ushqimore, zhvillim anormal të disa sistemeve hormonale dhe inflamacionin e shkaktuar nga mbipesha që mund të ndikojnë potencialisht në zhvillimin e trurit të fetusit.
Çfarë duhet të dinë gratë shtatzëna rreth mbipeshës?
Të qenit mbipeshë para dhe gjatë shtatzanisë – veçanërisht nëse nuk ndërmerrni hapa për të jetuar në një mënyrë jetese të shëndetshme lidhet me një sërë ndërlikimesh për nënën dhe foshnjën përfshirë:
Defekte të trurit dhe zë zemrës
Makrosomia, kur një fëmijë rritet shumë i madh në mitër
Lindje me prerje cezariane
Lindje e parakohshme
Diabet gestacional
Preeklampsia
Hipertension.
Pesha shtesë gjithashtu mund të shkaktojë më shumë dhimbje shpine, venat me variçe, ënjtje, urth dhe efekte të tjera anësore të pakëndshme të shtatzanisë./GazetaShneta/