Shumë prej nesh vuajnë nga era e keqe e gojës, buzët e plasaritura dhe dhimbje koke agonie.
Këto janë vetëm tri prej shenjave të zakonshme të mangësive të vitaminave ose mineraleve që paralajmëruan ekspertet, me anën e një sondazhi të ri prej 2.000 të rriturish, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Çështje të tjera që mund të tregojnë një dietë të pamjaftueshme përfshijnë rënien e flokëve, një epsh të ulët, pika të bardha në thonjtë tuaj, zbokth, stres dhe madje edhe lëkura e thatë.
Sipas gjetjeve të bëra nga Healthspan, treguan se gjashtë në dhjetë të rritur nuk e kanë të qartë se shenjat e tilla mund të paraqiten si shkak i mangësisë.
Por sipas Rob Hobson, një nutritionist me bazë në Londër, tha se duke shtuar më shumë zarzavate në pranverë, mish të kuq dhe arra në dietën tuaj, mund të ndihmojnë në luftimin e simptomave shqetësuese.
Mungesa e vitaminave A, C dhe D mund të sjellin erën e keqe të gojës, prandaj preferohet marrja më e shpeshtë e tyre. /Gazeta Shneta/