Një vajzë adoleshente që vuante nga anoreksia u vra vetem pak ditë pasi u lirua nga një spital psikiatrik – por familja e saj nuk ishte e paralajmëruar se ajo kishte planifikuar vetëvrasjen.
Mungesa e mbështetjes që iu dha Pippa McManus dhe prindërve të saj të shqetësuar pjesërisht kontribuan në vdekjen e saj, sipas mjekëve ligjorë shkruan New York Post, transmeton Gazeta Shneta.
15-vjeçarja, e cila peshonte 56 kilogram kur u pranua në një institucion të shëndetit mendor në Shtator të 2014-tës, vdiq pasi doli para një treni pesë ditë pasi u lirua në Dhjetor të vitit 2015.
Ajo shkroi disa letra lamtumirëse për miqtë dhe familjen. Një shënim përshkroi se si ajo donte të “rritet dhe të ketë një jetë, por nuk iu mundësohej një gjë e tillë.”
“Unë nuk mund të luftoj me anoreksinë më gjatë. Kam provuar mjaft dhe me sa duket ajo më poshti kësaj here.” shkroi ajo në letrën lamtumirëse.
Ajo u largua nga shtëpia e familjes pas një kohe dhe shkoi në një stacion treni në Stokport, ku u vetëvrit duke dalur përpara trenit./Gazeta Shneta/