Spitali Regjional në Pejë është detyruar t’ia vazhdoj kontratën e punës në kundërshtim me ligjin njërit nga radiologëve të pensionuar.
Fluksi i lartë i punës në një anë e mungesa e radiologëve në anën tjetër ka detyruar menaxhmentin e Spitalit Regjional të Pejës që njëri nga radiologët e pensionuar të punoj me kontratë mbi vepër.
“Në diagnostik kemi katër radiolog të rregullt dhe një radiolog me kontratë mbi vepër i cili është në pension dhe vazhdon punën për shkak të mungesës së madhe të radiologëve të cilën nuk mjaftojnë për fluksin e madh të punës që bëhet në diagnostik”, thuhet në përgjigjen e spitalit për Gazetën Shneta.
Sipas ligji të punës, Neni 67, Ndërpreja e Kontratës së Punës, duhet të bëhet në momentin që i punësuari hynë në moshën 65 vjecare, moshë e cila përcakton pensionimit.
Gjatë vitit 2021 në Spitalin Rajonal të Pejës janë kryet me mijëra shërbimeve radiologjike. Sipas raportit të punës në vitin 2021 në këtë spital janë ofruar 4 mijë e 376 shërbime të Tomografisë së Kompjuterizuar – CT, 6 mijë e 214 ultrazë, 28 mijë e 651 radiografi dhe 10 mijë e 830 shërbime tjera radiologjike.
Ndërsa në pesë mujorin e parë të këtij viti, në këtë spital shërbime për CT kanë kërkuar 1 mijë e 669 pacientë.
Sa i përketë aparaturave, spitali i Pejës ka vetëm një aparaturë për Komografi të Kompjuterizuar apo CT, për të cilën thonë se është blerë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në anën tjetër, Gazeta Shneta tash e disa ditë ka kërkuar sqarim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës pse është lejuar që të vazhdojë punën në kundërshtim me ligjin mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur.
Mungesa e Radiologëve sfidë edhe për spitalet tjera rajonale
Institucionet shëndetësore në vend ballafaqohen me mungesë të mjekëve e specialistëve në shumë fusha. Mungesa e radiologëve është e theksuar në Spitalet Regjionale në vend.
Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini sqaron se numri i radiologëve në spitalit të cilin e menaxhon nuk është i mjaftueshëm. Ai thotë se aktualisht janë katër radiolog, dy prej të cilëve janë mbi moshën 60 vjecare.
Emini thekson se aktualisht kanë vetëm dy CT “njëra është 16 shtresore, e blerë nga Ministria e Shëndetësisë diku ne vitin 2010. Tjetra është donacion nga LuxDev, është 128 shtresore, çmimi ka qene 390 mijë euro dhe është dhuruar në vitin 2019”, thotë ai në një përgjigje për Gazetën Shneta.
Ndërsa sa i përketë furnizimeve me material ai sqaron se janë të furnizuar mjaftueshëm.
Për pesë muaj në këtë spital janë ofruar 1 mijë e 129 shërbime të CT-së.
Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë aktualisht ka tre radiologë, për të cilët drejtori i spitalit, Jeton Zarari thotë se janë të pamjaftueshmë.
Përvec mungesës së radiologëve në këtë spital tash e disa muaj ka mungesë edhe të injekturave automatike për CT ndërsa më 13 maj të këtij viti spitali ka nënshkruar tenderin në vlerë 9 mijë e 288 mijë euro me kompanin “Yesspharm” Sh.P.K.
Furnizimi me shiringa të injektuara automatike të CT-së për injektimin të kontrastit intravenoz.
“Shiringat për aplikim të kontrastit kanë munguar një kohë. Institucioni ynë tani ka lidhur kontratë me OE për këtë lloj të shiringave dhe shume shpejt do të bëhet furnizimi nga OE”, thuhet në përgjigjen e drejtorit Zarari për Gazetën Shneta.
Gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti në këtë spital janë kryer 933 shërbime radiologjike.
Në spitalin rajonale të Prizrenit, ka tetë radiolog, mirëpo kryetekniku i radiologjisë, Flurim Berisha sqaron se kanë nevojë edhe për radiolog shtesë.
“I kemi dy aparatura të CT-së. Njëra është dy shtresor (simens) dhe tjetra 16 shtresor (neosoft).Të dy CT -të kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë”, sqaron tutje ai, ndërsa nënvizon se për pesë muaj janë kryer 1 mijë e 969 ekzaminime të CT-së.
Berisha po ashtu bënë të ditur se qëndrojnë mirë të furnizuar me materiale për Tomografi të Kompjuterizuar.
Sipas rapoteve të punës në kuadër të njësive të SHSKUK-së, gjatë vitin 2021 janë kryer gjithsejt 370 mijë e 501 shërbime radiologjike. Janë realizuar gjithsejt 40 mijë e 551 CT, 12 mijë e 441 MRI, 64 mijë e 602 ultrazë, 229 mijë e 549 radiografi, DSA angjiograi 33, TK angjiografi 2 mijë e 111, mamografi 2 mijë e 932, Scintigrafia 3 mijë e 439, Densitometria e kockave dhe pjesëve tjera të trupit 2 mijë e 387 dhe 12 mijë e 456 shërbime tjera radiologjike. /Gazeta Shneta/
ShSKUK nuk e rregullon CT-në në Spitalin e Vushtrrisë me defekt tash e më tepër se pesë muaj