Një defekt në sistemin e gypave të ujit në Gjilan, përveç që ka shkaktuar mungesën e ujit poashtu ka bërë që të anulohen edhe operacionet në spitalin e këtij qyteti.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit Dr. Nisret Hajrullahu, ka deklaruar për Gazetën Shneta se sipas informacioneve ka ndodhur një defekt në gypin kryesor në rrethinën e Livoqit.
“Ky dëmtim ka shkaktuar mungesën e ujit, por është stopuar edhe puna sepse pa ujë nuk mund të bëjmë asgjë. Kemi shfrytëzuar ujin nga rezervuarët për rastet urgjente”, ka deklaruar Hajrllahu.
Ai ka thënë se nga KUR Hidromorava i është thënë se dëmi do të riparohet brenda ditës së sotme. /Gazeta Shneta/