Mjekët që kanë publikuar skanimin e fëmijëve pasi kontraktuan koronavirusin kanë paralajmëruar që pacientët e shtruar në spital mund të pësojnë dëme në mushkëri.
Ekipi nga Spitali i Fëmijëve Boston vlerësoi skanimet nga rastet pediatrike të Covid-19 për të parë tiparet më të zakonshme, transmeton Gazeta Shneta.
Në një studim të 20 fëmijëve, pothuajse dy të tretat kishin një errësirë në mushkëri që tregon një inflamacion të përhapur.
Gjysma e pacientëve kishin atë që njihet si “shenja halo” që është kur inflamacioni rrethon një zonë, e njohur si konsolidim.
Konsolidimi e bën të vështirë frymëmarrjen sepse qeskat e ajrit të mushkërive janë të mbushura me substanca të tilla si lëngu ose infeksioni.
Fëmijët në përgjithësi duket se janë më pak të prekut nga Covid-19 sesa të rriturit dhe janë më pak të rrezikuar. /GazetaShneta/