Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ai ka thënë se respekti ndaj tyre është obligim moral dhe shtetëror.
“Të nderuara nëna, motra, kolege, gra kosovare,
Republika e Kosovës ua dedikon juve ekzistencën dhe çdo sukses të mëtejshëm.
Respekti për ju është ndjenjë njerëzore, obligim moral, qasje institucionale dhe përcaktim shtetëror.
Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Mustafa në facebook. /Gazeta Shneta/