Koronavirusi ka mbajtur komunitetin e shkencës ‘në grusht’ gjatë tërë kësaj kohë duke filluar nga simptoma të reja e deri te gjetja e një vaksine të sigurt dhe efektive.
Por siç tentojnë të bëjnë viruset, vetë SARS-CoV-2 ka ndryshuar gjatë muajve që kur filloi të përhapet në të gjithë globin shkruan BestLife përcjell Gazeta Shneta.
Tani, Dr. Anthony Fauci, thotë se ka diçka në veçanti në lidhje me mutacionin e fundit që e shqetëson atë:
“Mund të jetë pak më shumë i transmetueshëm”.
Gjatë një video- interviste me 6 tetor, Dr. Fauci shpjegoi se mutacioni i fundit i koronavirusit mund të nënkuptojë që tani ai mund të jetë në gjendje të përhapet më lehtë.
Kur shkencëtarët ekzaminuan mutacionin e ri, ata zbuluan se shtam i ri – i cili tani është i përhapur në të gjithë botën replikohet më mirë dhe lidhet në mënyrë më efikase me receptorët në organizëm shpjegon Fauci.
Komentet e Dr. Fauci mbështesin zbulimet e fundit se lloji i virusit që sapo ka pësuar mutacion ka të ngjarë të jetë më ngjitës, megjithëse më pak vdekjeprurës se origjinali.
Shkencëtarët madje mendojnë se virusi i mutuar mund të ndihmojë në prodhimin e përgjigjeve më të mira imune midis pacientëve.
Mutacioni “po i bën grimcat më infektuese”, i tha revistës ‘Nature’ Dr. Jeremy Luban, një virolog i Universitetit të Massachusetts. “Ne duhet t’i mbajmë sytë hapur për ndryshime shtesë”. /Gazeta Shneta/