Muzika nuk i qetëson vetëm të rriturit por edhe fëmijët e padëgjueshëm, duke ndikuar njëkohësisht edhe në aftësitë konjitive (njohëse) dhe në motorikën e tyre, pohojnë shkencëtarët gjermanë.
Vënia në gjumë nga nëna duke u kënduar, fjalët e gjyshit dhe zëri i gjyshes, si edhe këngët e qeta të babait, të gjitha këto lloje të ndryshme të zërave ndikojnë në zhvillimin e të folurit të fëmijës, si edhe e njoftojnë atë me komunikimin shoqëror.
Sipas ekspertëve, studimet të ndryshme kanë dëshmuar se muzika e qetëson fëmijën madje edhe pa lindur, ndërsa duket se fëmijët e njohin muzikën të cilën e kanë dëgjuar në bark edhe pas lindjes.
Muzika nxit zhvillimin e qendrave trunore të të folurit dhe në këtë mënyrë fëmijët të cilët i janë ekspozuar muzikës në moshë më të hershme, zakonisht flasin me herët në raport me fëmijët të cilët lindin në familjet ku nuk preferohet muzika.
Po sipas shkencëtarëve gjermanë, muzika nxit zhvillimin e motorikes, njëkohësisht duke zvogëluar tendosjen, ndërsa mësimi i melodive dhe fjalëve nga këngët sjell zhvillimin e kujtesës.
Ritmi dhe vallëzimi ndikojnë në zhvillimin e koordinimit të muskujve të fëmijës, në këtë mënyrë fëmijët muzikor janë më të shëndetshëm dhe më të koordinuar, në krahasim me fëmijët, prindërit e të cilëve kurrë nuk i kanë mësuar të këndojnë, të vallëzojnë ose të ekzekutojnë në ndonjë instrument të thjeshtë.