Egziston një lidhje mes muzikës dhe ndryshimit të gjendjes emocionale te njeriu, i cili u dëshmua çdo ditë e më shumë gjatë periudhës së pandemisë covid-19.
Me një fjalë, muzika është e fuqishme; arrin të ndikojë në trurin, trupin tuaj dhe lidhjet sociale shkruan VeryWellMind.
Gjatë pandemisë covid-19, njerëzit kanë pasur një lidhje më të madhe me muzikën për t’ju përshtatur një ambienti e rutine, ndryshe nga ditët tjera, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Si rezultat i masave anti covid, njerëzit nuk kishin të drejtën të dilni aq sa kishin nevojë, për t’u takuar me miqtë e tyre apo edhe familjen, kështu, shumë prej tyre ishin të rrethuar nga vetmia, mërzia, ankthi e depresioni.
Por, si njerëzit gjetën mbështetjen në muzikë për të kaluar pandeminë?
Muzika ka thellësisht ndikim në mirëqenien tonë fizike dhe psikologjike.Studiuesit kanë zbuluar se ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes, depresionit dhe ankthit.
Kjo është edhe arsyeja pse terapia muzikore përdoret si një teknikë për të trajtuar çështjet fizike, emocionale e sociale.
Së fundmi, ajo u bë një strategji mjaft e mirë, efektive tek njerëzit për të përballuar pandeminë covid-19.
Sipas lexuesve të VeryWell, rreth 79 përqind e tyre përdorën muzikën për ta gëzuar vetveten.Kjo për faktin se ata ndiheshin më pak të stresuar, gjendja emocionale ndryshonte dhe vëmendja e tyre shpërqëndrohej nga mendimet negative e të pakëndshme.
Të rikujtojmë pak fillimin e pandemisë në Itali, atje ku njerëzit dilnin në ballkonet e tyre për të dëgjuar muzikë dhe kënduar së bashku.
Ndonëse ishin të izoluar, ata gjetën mënyra për t’u argëtuar dhe kaluar kohë së bashku, njëkohësisht duke respektuar masat anti covid.
Kjo dëshmon edhe njëherë faktin se muzika do të jetë gjithmonë një teknikë që sjell benefite në gjendjen emocionale dhe fizike të njeriut./GazetaShneta/