Myku vaginal, ja çfarë çdo grua duhet të dijë

2018-02-01 në ora 19:15

Diagnoza e kësaj sëmundjeje bëhet përmes dy mënyrave, sipas ekspertëve mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.

Me anë të vizitës gjinekologjike

Nëpërmjet testeve laboratorike (analiza e mykogramës), që përcaktojnë llojin e mykut dhe antimykotikun specifik për ta luftuar. Sot gama e mjekimit është e gjerë dhe në varësi të mykut, rezultatet janë pozitive.

Trajtimi

Mjekimi është lokal duke filluar nga lavandet (larje-shplarje), kremrat, ovulat që kanë në përbërjen e tyre medikamentin antimykotik. Ka edhe mjekim të gjeneralizuar që jepet me tableta nga goja. Mirë është që mjekimi të jetë sa më rezultativ dhe të konsistojë në dhënien e mjekimit specifik në bazë të analizës konkrete (mykogramës.

Parandalimi

Të përjashtohen veshjet sintetike
Veshjet e ngushta
Kujdes dhe higjienë maksimale në plazh
Kujdes në të ushqyer
Të ruhen nga infeksionet që merren gjatë plazhit
Përdorimi i peshqirëve të personalizuar është shumë i rëndësishëm/Gazeta Shneta/