COVID-19 ia mori jetën edhe një mjeku.
Dr. Nijazi Ahmeti sot ka humbur betejën me sëmundjen që solli aq shumë vdekje këtë vit.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka dhënë lajmin e vdekjes së Dr. Ahmetit, duke u shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.
“Ndahet nga jeta në moshën 55 vjeçare Dr. Nijazi Ahmeti
Dr. Ahmeti ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, mjek që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu qytetarëve për shumë vite.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.