Ndalojeni dietën e lëngjeve

2017-03-06 në ora 16:03

Smoothie dhe lëngjet e frutave janë të shijshme, dhe në këtë biem dakord të gjithë. Por a është kjo gjithçka që ju duhet në një dietë të shëndetshme? Jo.

Një studim i dy ditëve më parë në Journal of the American College of Cardiology, tregon se sa përfituese është për shëndetin e zemrës dieta e lëngjeve.

Lëngjet janë cituar si një shembull i një diete mjaft në modë. Në fakt, kur bëni smoothie ju hiqni fibrat e shëndetshme dhe reduktoni frutin në sheqer dhe vitamina.

Për më tepër nëse pini lëngje frutash në vend të ujit, me ushqimin, ju mblidhni më shumë kalori në formën e lëngut. Të hash të gjithë frutin dhe perimet është prioritare dhe lëngje frutash pini vetëm kur ju duhen vitaminat që gjenden tek to.

“Ka një sasi të madhe keqinformimi lidhur me trendet e ushqyerjes, përfshi dhe kokrrat antioksidante, lëngjet dhe dietat pa gluten. Gjithësesi ka një sërë modelesh diete që kërkojnë qartësisht reduktimin e rrezikut të disa sëmundjeve kronike, përfshi edhe sëmundjet e zemrës”, thotë Andrew Freeman, FAAC dhe anëtar i Këshillit.

Freeman thotë se ka konfuzione për shkak se disa studime financohen nga industria ushqimore dhe mund të ketë paragjykime. “Për më tepër është shumë e vështirë të ndash efektet ushqyese  në ushqim. Për shembull, një mollë ka disa komponentë që përfshijnë proteina, fibra dhe vitamina. Dhe disa studiues nutricionistë kanë tendencën të bazohen në vëzhgime që bazohen në kujtimin e njerëzve se çfarë hanë, që nuk është gjithmonë i besueshëm”, thotë më tej ai.

Por kjo nuk do të thotë gjithsesi se nuk duhet të pini kurrë lëngje, por në mënyrë të moderuar dhe jo si zëvendësuese të ushqimit. Studimi rekomandon se nëse dëshironi të pini lëngje, evitoni shtimin e mjaltit, për të minimizuar kaloritë. /TopChannel