Nga të gjitha llojet e lindjeve të shumëfishta, binjakët normalisht përballen me komplikimet më të pakta mjekësore.
Çdo foshnjë shtesë që një grua mbart gjatë shtatzënisë rrit mundësinë e zhvillimit të ndërlikimeve të shtatzënisë shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Cilat janë ndërlikimet më të zakonshme që lidhen me shtatzëninë e shumëfishe?
– Lindja e parakohshme e fëmijëve;
– Pesha e ulët e lindjes;
– Kufizimi i rritjes intrauterine;
– Preeklampsia;
– Diabeti gestacional;
– Shkëputja e placentës;
– Rënia / humbja e fetusit;
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Lindja e parakohshme përcaktohet si lindje para 37 javëve të përfunduara të shtatzënisë.
Gjatësia e shtatzënisë zakonisht zvogëlohet me çdo fëmijë shtesë. Mesatarisht, shumica e shtatzënie me një fetus të vetëm zgjasin 39 javë, shtatzënitë binjake 36 javë, trinjakët 32 javë, katërnjakët 30 javë dhe pesënjakëtt 29 javë.
Pothuajse 60% e binjakëve lindin para kohe, ndërsa 90% e trinjakëve janë premature.
Në anën tjetër kemi edhe peshën e ulët të lindjes e cila është pothuajse gjithmonë e lidhur me lindjen e parakohshme.
Pesha e ulët e lindjes është më pak se 2.500 gram.
Foshnjat e lindura para 32 javësh dhe me peshë më pak se 1.500 gram dhe kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të komplikimeve.
Ata janë në rrezik të rritur për të patur probleme afatgjata si prapambetja mendore, paraliza cerebrale, humbja e shikimit dhe humbja e dëgjimit. /Gazeta Shneta/