Konsumimi i Coca Cola’s çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin tuaj në sërë mënyrash.
Vetëm një kanaçe e pijeve të gazuara përmban 46g sheqer, e cila tashmë është më shumë se shuma e rekomanduar ditore, prej 30g, transmeton Gazeta Shneta.
Por, tash një studim i ri ka zbuluar se kjo pije mund të ndikoj edhe në nivelet e fertilitetit të meshkujve dhe femrave.
Elizabeth Hatch, autore kryesore dhe profesoreshë e epidemiologjisë në universitet, tha: “Kemi gjetur ndërlidhje pozitive midis futjes së pijeve të sheqerit dhe pjellshmërisë më të ulët, të cilat ishin konsistente pas kontrollit për shumë faktorë të tjerë, duke përfshirë obezitetin, marrjen e kafeinës, alkoolin, pirjen e duhanit dhe cilësinë e përgjithshme të dietës.”
“Çiftet që planifikojnë një shtatzëni mund të konsiderojnë kufizimin e konsumit të tyre të këtyre pijeve, veçanërisht për shkak se pijet janë gjithashtu të lidhura me efektet e tjera të dëmshme shëndetësore.”/Gazeta Shneta/