Ndërpritet komunikimi me Vala në QKUK, është bllokuar rrjeti
Rrjeti i komunikimit të operatorit Vala nuk është duke funksionuar që dy ditë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për komunikimin e ekipeve mjekësore, transmeton Gazeta Shneta.
“Vala, a je gjallë?, ka 2 ditë që në QKUK nuk po funksionon komunikimi? Çka po ndodhë me ju? A e dini që në Spitale nevojitet komunikimi i ekipeve mjekësore? ‘Vala është e Kosovës’”, ka shkruar Fazliu.
Nëse bëni thirrje në drejtim të ndonjë kontakti i cili gjendet brenda QKUK-së, duhet të provoni disa herë derisa lidhja të arrihet.
Ende nuk dihet për çfarë arsye është duke ndodhur kjo gjë. /Gazeta Shneta/