Me siguri jeni duke menduar si duhet të veproni në lidhje me këtë pjesë, pra duhet të zgjoni fëmijën për ta ndërruar, duhet ta ndërroni sa herë zgjohet për të pirë? Pra sa herë duhet të ndërrohet fëmija gjatë natës?
Për të gjitha nënat
Nëse fëmija juaj është një i porsalindur do të ketë nevojë për të ndërruar më shpesh bebelinën, por edhe kjo është në varësi të herëve që ai pi qumësht. Zgjimet e shpeshta për të pirë gjatë natës do të bëjnë të mundur që të laget më shumë bebelina dhe për pasojë mund të nevojitet ndërrimi. Kjo është e rëndësishme pasi një bebelinë e papastër dhe e lagur, sidomos në moshë shumë të vogël mund të irritojnë lëkurën delikate të bebes. Pra ndërrimet gjatë natës në muajt e parë marrin njëfarë prioriteti.
Por kjo nuk do të thotë se në muajt në vazhdim duhet të prisni mëngjesin për të ndryshuar bebelinën.
Sa herë duhet të ndërrohet bebelina?
Nëse fëmija vazhdon të flejë i qetë nuk duhet ta zgjoni, pasi në momentin që ai do të ndiejë bezdi do të zgjohet për ta ndërruar.
Nëse vini re se gjatë gjumit bebelina është shumë e mbushur dhe ka filluar të dalë jashtë rrobave, duhet ta ndërroni sa më parë të jetë e mundur edhe pse fëmija është në gjumë. Në rast se fëmija pi qumësht dhe më pas defekon por e zë gjumi, ju sërish duhet ta ndërroni. Mund të jetë bezdi për të dhe për ju t’i prishni gjumin, por më tepër bezdi do të jetë lekura e skuqur. Zakonisht pas muajit të 3 të jetës nevojitet vetëm një ndërrim gjatë natës./Pernenat.al/