Ndërroi jetë Prof. Dr. Ahmet Brovina

2017-05-01 në ora 09:52

Sot në moshën 67 vjeçare ndërroi jetë, Prof. Dr. Ahmet Brovina.

Brovina ishte profesor – doktor i lëndës interne. Ligjëroi për shumë vjet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Gjakovës.

Ishte edhe drejtor i Klinikes Interne dhe së fundmi i Klinikës së Hematologjisë në QKUK.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën në ora 15 :00 në varrezat e fshatit Brovinë- Komuna e Gjakovës.