Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 5 persona me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 168 raste të reja me virus.
Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 415 mostra të testuara në 24 orët e fundit, 168 kanë rezultuar pozitive ndërsa janë shëruar 157 pacientë.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit. /Gazeta Shneta/