Specialisti i kirurgjisë orale Dr. Rexhep Sefiu ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Lajmi mortor është kumtuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës, ku i ndjeri ishte anëtar, shkruan Gazeta Shneta.
“Oda e Stomatologëve të Kosovës, njofton anëtarësinë e vet, se sot ndërroi jetë kolegu ynë i çmuar Dr. Rexhep Sefiu nga Gjilani, specialist i Kirurgjisë Orale”, thuhet në njoftim.
OSK e ka vlerësuar lart personalitetin e Sefiut dhe kontributin e tij profesional.
“Dr. Rexhep Sefiun do ta kujtojmë përjetësisht, si njeri me vlera të larta njerëzore dhe profesionale. Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 12.01.2020 në fshatin Remnik, komuna e Vitisë, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e OSK-së. /Gazeta Shneta/