Një lajm shumë i dhimbshëm është kumtuar sot për vdekjen e kryeinfermieres së repartit E të Klinikës Infektive.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe kolegët e të ndjerës në Facebook. “Sod pa pritmas ndrroj jete Nena ime Nerxhivane Krasniqi Konushevci , Varrimi behet neser 23.04.2021 ne ora 17:00 ne Fshatin Lluge , Varrezat te hekurudha . Prehu n’paqe mami”, thuhet në njoftimin e familjes, transmeton Gazeta Shneta.
Të trisht e ka quajtur lajmin për vdekjen e saj kolegia Shqipe Kadriu.
“Sot nje lajm i trisht me zgjoi nga gjumi,shoqja jone, kolegia Nergjivane Krasniqi na paska braktis fizikisht… shume, shume veshtir me besu, dashnia dhe buzeeshja jote do na percjell kudo ne cdo skut te klinikes.. do na mungosh e dashur … sot na u thye zemra”, ka shkruar Kadriu.
Nerxhivane Krasniqi ka qenë pjesë e Klinikës Infektive që shumë vite. Ajo ka punuar në frontin e parë me Covid prej fillimit të pandemisë në Kosovë. /Gazeta Shneta/