Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është raportuar një rast vdekje me Covid-19.
Në këtë spital po trajtohen gjithsej 61 pacientë pozitiv, prej të cilëve 11 janë me oksigjeno terapi, shkruan Gazeta Shneta.
“Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Nga personeli i Spitalit 4 mjek, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me Sars-Cov-02, ndërsa 6 anëtar të tjerë të personelit janë në pritje të rezultatit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent, nga të cilët 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.
3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza. /Gazeta Shneta/