Albana Osmani, prej kohësh është iniciatorja e një kauze shumë humane që ka si qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitetet e ndryshme për fëmijet e prekur nga sëmundjet e gjakut.
Nëpërmjet fushatës nën logon e lulediellit, bukuroshja e ekranit shqiptar, ka mundësuar blerjen e shumë pajisjeve të nevojshme për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.
Fushata sensibilizuese “Ti je një luledielli” synon tua lehtësojë sado pak momentet e vështira të jetës së tyre, këtyre fëmijëve, ku pjesë e saj janë bërë edhe figura të njohura nga arti dhe politika.
Një nga rastet që ka prekur opinionin publik është ai i Noelit të vogël, i cili nuk ia doli dot përballë sëmundjes.
Ai u nda nga jeta sot, në një moshë shumë të vogël.
Largimi i tij i shpejtë ka pikëlluar edhe Albanën që ka bërë edhe një postim prekës për vogëlushin në rrjetet sociale.
“Noel do shihemi përsëri atje ku ti je sot në qiell”, shkruan ajo në postimin e saj./noa.al/