Në Klinikën Infektive në QKUK ka ndërruar jetë edhe një pacient me Covid-19.
Infektologia Dr. Sadije Namani ka bërë të ditur se pacienti 70-vjeçar kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, shkruan Gazeta Shneta.
“Mbrëmë në repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë i pranuar me 13/06/2020, i cili përpos infeksionit me Covid 19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në raportin e Namanit.
Ndryshe në Kosovë nga data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Gazeta Shneta/