Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë profesor Zenel Kabashi.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) në një postim në faqen e tyre zyrtare shkruan GazetaShneta.
Kabashi ka punuar për shumë vite në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në të mirën e shëndetit të pacientëve.
“Ishte njeri i urtë dhe me virtyte të larta njerëzore, njeri i sakrificës, përkushtimit”
“Vepra dhe puna e tij do të jetojë gjatë, ndërkaq puna dhe entuziazmi i tij do të na shërbejnë si frymëzim në rrugëtimin tonë, tashmë pa të.”, thuhet në njoftim.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij./GazetaShneta/