Ka ndërruar jetë shefi i Zyrës së Prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Gazmend Rushiti.
Lajmi është konfirmuar nga QKUK, por nuk janë bërë të ditur detaje të tjera, shkruan Gazeta Shneta.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e shefit të Zyrës së prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti”, thuhet në njoftim.
QKUK tutje njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 12:00 në fshatin Rashnicë të Shtimes.
“SHSKUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së tij”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/