Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po raportojnë gati 1 milion raste të njohura të Covid-19 në SHBA. Prej tyre, rreth 139.000 janë rikuperuar.
Por, ekspertët paralajmërojnë për efekte të mundshme afatgjata për pacientët pasi të mbijetojnë koronavirusin. Mjekët e dinë tani që sëmundja sulmon shumë sisteme brenda trupit, nga mushkërit dhe zemra te mëlçia dhe veshkat, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas mjekëve, sëmundja mund të sulmojë pothuajse çdo sistem organi brenda trupit dhe përgjigja e sistemit imunitar vetëm ndaj koronavirusit mund të shkaktojë dëme afatgjata sepse kjo është një bejetë e dhunshme me të cilët po përballet trupi.
Gjithashtu ata shtojnë se koronavirusi mund të shkaktojë dëme të drejtpërdrejta në zemër. Dëmtime afatgjata në mushkëri janë gjithashtu shqetësime të tjera të këtij virusi.
Disa mjek kanë dyshuar se mpiksja e gjakut në mushkëri mund të jetë duke shkaktuar shqetësime të rënda të frymëmarrjes në disa pacientë Covid-19.
Spitalet tani po përballen gjithashtu me një nevojë të shtuar për makina dializë sepse shumë pacientë me koronavirus vuajnë nga dëmtimi i veshkave.
Sipas mjekëve, kombinimi i faktorëve po bën stres në veshkat, përfshirë virusin që hyn direkt në veshkat dhe sistemin imunitar pa dashje duke shkaktuar disa dëme. /GazetaShneta/