Kur vjen momenti për t’i dhënë bebes shishen, vështirësia gjithmonë është prezente.
Cilado qoftë arsyeja juaj, dhe pa marrë parasysh se sa e lehtë duket, dhënia e shishes fëmijës është një nga vështirësitë jetësore.
Ndërkaq, për t’ua lehtësuar jetën nënave, infermierja e shëndetit të fëmijës Jane Barry, me ndihmën e përvojave të nënave, ka përgatitur disa nga këshillat për nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me shishe, transmeton Gazeta Shneta
1.Filloni t’i ushqeni me shishe sa më herët
Infermierja thotë se është e rëndësishme që ta filloni rutinën e të ushqyerit me shishe në moshë sa më të hershme, duke ia bërë të lehtë në vijim.
2. Eksperimentoni me forma të shisheve
Me të gjitha nënat që kishte biseduar infermierja, shishet dhe forma e tyre ishin ndër këshillat më të rekomanduara.
Lloji i shishes që përdorni me fëmijën me të vërtetë ndihmon.
Ajo rekomandon që t’i merrni shishet në formë të thithave të njerëzve.
3.Eksperimentoni me temperaturën
Nga eksperienca e shumë nënave, qumështi duhet të jetë i ngrohur që ta konsumojë fëmija më lehtë.
Është gjithashtu e rëndësishme që të ngroheni shishen e fëmijës tuaj.
4. Kontrolloni pozicionimin e bebes
E rëndësishme të shikohet është edhe pozicioni i bebes kur i jepët shishja.
Mbani fëmijën tuaj. Mos tentoni ta ngrini atë ndërsa është duke thithur shishen.
Mbështetni kokën dhe qafën e fëmijës në dorë. Preferohet që koka e fëmijës tuaj të jetë në pjesën lakuese të dorës. Rrotullojeni shishen me qëllim që fëmija të thithë qumësht e jo ajër./Gazeta Shneta/