Dasma e tyre ishte ndër më të komentuarat, ndërkaq sot, ndiqen nga mijëra fansa në çdo hap që bëjnë, shkruan Kosovarja.
Ata u bekuan me fëmiun e tyre të parë, djalin të cilin e pagëzuan Matin.
Lindjes së tij iu gëzuan jo vetëm familja por edhe ndjekësit e shumtë të dyshet, ku bënë një lum komentesh duke uruar prindërit më të ri.
Por, kurioziteti mbetet ende i pazbuluar.
Dyshja ende nuk e zbuluan fytyrën e djalit, pavarësisht kërkesave të shumta të të gjithë atyre që duan ta shohin Matinin.
Madje, këtë nuk e zbulon as Kushtrimi, pavarësisht se sa fotografi ka publikuar me të dhe Leartën.