Pjesët e zonës tuaj janë delikate dhe ashtu si ju duhet të kujdeseni për të gjithë trupin tuaj, por vagina ka nevojë për trajtesë të veçantë.
Gratë duhet të kujdesen për vaginën e tyre ose përndryshe mund të çoj në probleme të rënda shëndetësore si sindrome të ndryshme apo sëmundje inflamatore.
Të gjitha këto infeksione mund të jenë shumë të pakëndshme, dhe vagina ka një pH shumë specifike që duhet të mirëmbahet, transmeton Gazeta Shneta.
Këtu janë gjashtë mënyra për të siguruar që ju jeni duke u kujdesur për vaginën tuaj si duhet duke mbajtur larg të gjitha llojet e infeksioneve:
Mos e përdorni sprejin në zonën e poshtme, mund të mendoni se po pastroni vaginën tuaj por në fakt brenda saj ka shumë baktere.
Hani ushqime të shëndetshme, dieta juaj ndikon direkt në shëndetin tuaj vaginal më shumë se ju mendoni.
Përdorni prezervativët, kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e sëmundjeve ngjitëse seksuale dhe infeksioneve tjera potencialisht të dëmshme në pjesët e zonës suaj.
Përdorni veshje të pambukut m ëshumë, ndërsa vizitoni gjinekologun tuaj çdo vit.
Po ashtu qëndroni larg sapunit aromatik, pasi që ju mjafton ujë i nxehtë për të pastruar tërë atë zonë, por nëse nuk mundeni pa sapun, mundësisht përdoreni ndonjë sapun të butë dhe pa aromë./Gazeta Shneta/