Dr.Stephen Andrew Mein, bashkëautor i studimit dhe njëkohësisht mjek në Departamentin e Mjekësisë në Boston, ka bërë të ditur një hulumtim që tregon efektin e ekspozimit ndaj ndotjes së lartë dhe rritjes së rrezikut për infektim me Covid-19.
Duke u mbështetur në kërkimin aktual, autorët treguan disa mënyra sesi ndotja e ajtrit mund të përkeqësojë gjendjen shëndëtësor të njeriut shkruan MedicalNewsToday, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Historikisht, ndotja e ajrit ka qenë e lidhur me shfaqjen e rezultateve të rënda shëndetësore, përfshirë vdekshmërinë më të lartë, për shkak të viruseve të tjera, të tilla si gripi.Tani, hulumtimi i ri mbi Covid-19 shton prova të mëtejshme të efekteve anësorë të ndotjes së ajrit dhe nevojën urgjente për të adresuar krizën e shëndetit publik të ndotjes”
Ndotja e ajrit mund të përkeqësojë sistemin imunitar të një personi, që do të thotë se shanset për infektim janë të larta.
Dy lloje të ndotjes së ajrit nxisin krijimin e një enzime që SARS-CoV-2 synon dhe përdorë për hyrjen virale.Kjo mund të llogaritet si një lidhshmëri mes ndotjes së ajrit dhe infektimit me Covid-19.
Autorët kanë vlerësuar se ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit mund të rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, metabolike, të cilat lidhen me një rrezik të lartë të vdekjes nga Covid-19./GazetaShneta/