Ajo që hani mund të ndikojë në pjellorinë tek gratë.
Camy Portuondo, blogere, gjatë rrugës, kishte raste kur ajo pyeste nëse udhëtimi i saj do të kishte një fund të lumtur.
“Si grua, ju keni atë frikë nga ajo që po ndodh dhe unë e testova vetën dhe mendova oh kjo mund të jetë një mundësi, dhe nuk ndodhi”, tha ajo, transmeton Gazeta Shneta.
Portuondo madje provoi të mbetej shtatzënë përmes IVF në Barbados por përsëri pa sukses.
“Ajo që ju hani, ndikojnë në pjellorinë tuaj”, tregoi ajo.
Sipas saj, është shumë e rëndësishme të kontrolloni glukozën tuaj, lipidet tuaja dhe disa lëndë ushqyese si Vitamina D, B12 dhe acidi folik.
Ushqimet që mund të ndikojnë negativisht në pjellorinë tuaj përfshijnë sheqerin dhe mishin e kuq. Këto gjithashtu mund të çojnë në shtim të peshës dhe reagime inflamatore.
Pavarësisht nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në mënyrë natyrale ose me ndihmën e fekondimit in vitro, shmangni kafeinën. Ka të bëjë me humbjen e shtatzanisë dhe dështimin e implantimit./GazetaShneta/