Shtatzënia është një nga periudhat që karakterizohet me emocione të shumta dhe raste sfiduese për gjitha gratë.
Në fazat e hershme të shtatzënisë, shumica e grave pësojnë nauze, lodhje apo dhimbje në gjoks. Megjithatë, jo të gjitha gratë do t’i përjetojnë këto simptoma shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Të veçantat e muajit të parë të shtatzënisë janë:
-Nuk do keni cikël menstrual
Periudhat e humbura janë një nga indikacionet kryesore të shtatzënisë. Menjëherë pas konceptimit, trupi i gruas ndalon lëshimin e hormoneve, si progesteronit.
-Gjoksi juaj mund të jetë i butë
Kjo simptomë është mjaft e ngjajshme me simptomat para-menstruale. Areola juaj mund të bëhet më e errët dhe madje mund të vëreni venat në gjoksin tuaj.
-Ndryshimet emocionale
Për shkak të ndryshimeve të mëdha hormonale që ndodhin në trupin tuaj, ju mund të ndjeni që disponimet tuaja të ndryshojnë shpejt. Një moment mund të ndjeheni të lumtur dhe momenti tjetër mund të ndiheni të dëshpëruara.Këto janë të gjitha simptoma normale të shtatzënisë./GazetaShneta/