Në katër javët e para të shtatzënisë, mund të filloni të vini re disa simptoma. Mirë se vini në fillimin e fazës së embrionit. Tani është ora e implantimit – blastocisti që do të fillojë të depërtojë në pjesën tuaj të mitrës, përpara se të ndahet për të formuar placentën dhe embrionin.
Bebi juaj është akoma shumë i vogël për t’u parë apo quajtur një fetus dhe nuk është më shumë se 1mm – sa madhësia e farës së luleve shkruan FirstCryParenting transmeton gazeta Shneta.
Gjatë kësaj periudhe, në qafën amniotike do të formohet rreth tij tri shtresa dalluese të qelizave që do të rriten në pjesë të ndryshme të trupit të foshnjës dhe ato janë:
Endoderma është shtresa e brendshme – mendoni sistemin e tretjes, mëlçinë dhe mushkëritë. Mezoderma është shtresa e mesme dhe do të bëhet zemra e fëmijës, organet seksuale, kockat, veshkat dhe muskujt. Dhe ektoderma është shtresa e jashtme – kjo do të formojë lëkurën, flokët dhe sytë e fëmijës suaj.
Ndryshimet që fillojnë të shfaqen gjatë kësaj faze janë:
– Lodhja ku trupi juaj po rritet dhe bebi merr energjinë tuaj;
-Ngërce të buta ku është krejtësisht normale kjo do të thotë se fetusi është futur mirë në muret e mitrës suaj;
-Ndryshimet e humorit : nëse jeni duke qarë duke shikuar televizor ose duke bërtitur është krejtësisht normale;
– Gjinj të lënduar ku mund të vie nga ndikimi dhe veprimi i hormoneve;
– Sëmundje e mëngjesit ku 50-90% e grave vuajnë nga vjelljet të cilat janë të pashmangshme gjatë kësaj periudhe; /Gazeta Shneta/